Stats

  • Site Counter: 71,432

  • Venezuelë: debat i ashpër Capriles-Maduro

    Një debat i ashpër është zhvilluar në Venezuelë mes Maduros dhe opozitarit, Capriles, i cili e pranon sfidën në zgjedhjet presidenciale. Lideri i opozitës ka akuzuar  “presidentin e ardhshëm” se ka gënjyer për muaj të tërë për gjendjen shëndetësore të Çavezit, ndërsa trashëgimtari i ish-liderit venezuelan i është përgjigjur se duhet të përballet me ligjin për faktin se ka “përhapur shpifjen dhe ofendimin më të madh” për familjen e Çavezit.

  • Pyongyang: “koha për betejën përfundimtare”

    Koreja e Veriut e konsideron armëpushimin e vitit 1953 me Korenë e Jugut “krejtësisht asgjë, duke filluar nga sot”, pas nisjes së manovrave ushtarake të përbashkëta mes Uashingtonit dhe Seulit. Kështu ka bërë të ditur një koment i të përditshmes veri-koreane, Rodong Sinmun, organ i punëtorëve në Korenë e Veriut, ku saktësohet se “është koha për betejën përfundimtare”.

  • Çavez: tre ditë zije në Bjellorusi

    Bjellorusia ka shpallur tre ditë zi kombëtare për vdekjen e presidentit venezuelan, Hugo Çavez, ndaj të cilit, presidenti i ish-republikës sovjetike ishte mik dhe aleat. Gjithashtu, Lukashenko ka urdhëruar uljen e flamurit në gjysmë shtizë në zyrat shtetërore dhe moslejimin e transmetimit të emisioneve argëtuese në televizion dhe radio. Çavez kishte vizituar Bjellorusinë në vitin 2006, duke nisur kështu një riafrim të dy vendeve, të lidhura tashmë nga një bashkëpunim ekonomik.

  • Perez: Irani, një rrezik për Izraelin dhe botën

    “Irani është një rrezik, jo vetëm për Izraelin, por për gjithë botën, dhe ne duhet të evitojmë shndërrimin e tij në një shtet bërthamor”. Kështa ka ritheksuar Shimon Perez, pas një takimi me presidentin e Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso. Presidenti izraelit ka kujtuar më pas, se Shtetet e Bashkuara po “formojnë një koalicion për ta ndaluar këtë rrezik, koalicion që preferon t’i nisë reagimet me sanksione ekonomike, por ekzistojnë edhe variante të tjera”.

  • Republika Çeke: Klaus lë presidencën

    Me një akuzë për tradhti të lartë, të dekretuar nga Senati dhe me një besueshmëri prej 26%, euroskeptiku, Vaklav Klaus lë sot presidencën e Republikës çeke, në përfundim të dy mandateve prej dhjetë vjetësh. Dhe, pas 23 vjetësh, tërhiqet edhe nga politika, pasi çekët i kthyen krahët. Duke filluar që nesër, në vend të tij do të jetë Milos Zeman, eurofederalist i matur dhe presidenti i parë, i zgjedhur me votim direkt nga Kreu i Shtetit.