Stats

  • Site Counter: 71,432

Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut

TRAJNIM PASUNIVERSITAR AFATSHKURTËR

  • Përshkrimi i kursit

Trajnimi “Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut” ka për qëllim të kontribuojë për përgatitjen e studentëve për t’iu përgjigjur sfidave të reja, me të cilat përballen Institucionet e Shqipërisë, por edhe vet Shqipëria sot. Në kushtet kur Shqipëria është në nevojë emergjente për forcimin e shtetit ligjor, ngritjen e Institucioneve demokratike të pavarura, për forcimin e demokracisë në vend, si dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut ADSH ofron për të gjithë të interesuarit këtë trajnim tepër bashkëkohor, të veçantë dhe të nevojshëm për të gjithë të rinjtë shqiptar. Kohëzgjatja është 1 javë. Kursi fillon nga momenti që aplikanti plotëson dosjen e regjistrimit. Në përfundim të trajnimit studentët pajiseni me një certifikatë të njohur nga 55 akademitë diplomatike në botë, anëtare të Forumit Ndërkombëtar për Trajnime Diplomatike, pjesë e së cilës është edhe ADSH.

  • Aplikimi

Për të aplikuar pranë këtij kursi  nevojitet dokumentacioni i mëposhtëm:

  • Fotokopje ID Card ose Pasaporte
  • Fotokopje të Diplomës Universitare

Programi

Demokracia dhe të Drejtat e Njeriut

Modulet

1. Hyrje mbi  Demokracinë

- Pluralizmi politik
- Ndarja e pushteteve
- Qeverisja e mirë
- Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
- Ekonomia e tregut të lirë dhe të hapur

2. Kombet e Bashkuara dhe instrumentet juridik për të drejtat e njeriut

            - Mjedisi ndërkombëtar dhe Kombet e bashkuara pas Luftës së Dytë
               Botërore
            - Aspekti human i Kombeve të Bashkuara
            - Roli i Kombeve të Bashkuara në sfidat me të cilat u përballën
              demokracia, liritë e të drejtat e njeriut pas Luftës së Dytë Botërore

3. Procesi i adoptimit të të drejtave të njeriut në OKB

            - Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Gjenevë-Veprimtaria e Tij
            - Komisioni Rusvelt dhe kontributi i tij
            - Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut

4. Instrumentet juridik ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut

            - Konventa për të Drejtat Politike e Qytetare
            - Konventa për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore
            - Konventa Kundër gjithë Formave të Diskriminimit Kundër Gruas
            - Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës
            - Konventa mbi Eliminimin e Formave të Diskriminimit Racial
            - Konventa mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimeve të Gjenocidit
            - Konventa mbi të Drejtat politike të Grave
            - Konventa kundër Skllavërisë
            - Konventa Kundër Torturës dhe Formave të tjera Mizore, Antihumane
              dhe Dënimit Degradues

5. Terrorizmi, Krimi i Organizuar dhe Larja e Parave

            - Terrorizmi, përcaktimi, burimet, faktorët dhe  pasojat
            - Terrorizmi Ndërkombëtar
            - Krimi i organizuar, shkaqet, faktorët dhe lufta kundër tij
            - Larja e parave, shkaqet, format e shfaqjes, pasojat,
              parandalimi dhe eliminimi

Lektor :

1. Prof. Dr Lisen Bashkurti
2. Alban Përmeti, Doktorant për Europianistikë
3. Bojana Fatkoja, Doktorante për Jurisprudencë
4. Arbër Bashkurti, Doktorant për të Drejtat e Njeriut

Çmimi

Trajnimi një javor kushton 100 Euro dhe mund të paguhet nëpërmjet llogarisë sonë bankare e cila është afishuar më poshtë, ose në rast pamundësie pranë Sekretarisë së Akademisë në ditën kur do të merrni lajmërimin.

Llogaria bankare: Procredit Bank, Rruga: “Sami Frashri”, P.O Box 2395, Tirana, Shqipëri; Akademia Diplomatike Shqiptare 10-263546-01-02 
IBAN - AL33209111080000102635460102, Swift Code - FEFAALTR

Kursi mund te ndiqet dhe online dhe të gjitha leksionet e kursit do të dërgohen në adresat elektronike rregullisht nga Stafi  Drejtues i Akademisë Diplomatike Shqiptare.

Pasi të keni plotësuar dokumentacionin e kërkuar për regjistrim, dërgojeni atë në adresën e mëposhtme: info@albdiploacademy.com