Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

nëntor 2012

Prof. Dr. Lisen Bashkurti pjesëmarrës në Konferencë Ndërkombëtare “100 Vjet Pavarësi” Tiranë, më 26 dhe 27 Nëntor 2012

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë,
Qendra e Studimeve Albanologjike,
Instituti i Historisë organozoi
Konferencë Ndërkombëtare, me titull:
“100 Vjet Pavarësi”
Tiranë, më 26 dhe 27 Nëntor 2012,
Në Hotel Tirana Internacional

Në këtë Konferencë ishin të ftuar akademik dhe personalitete të shquara të vendit.

Akademia Diplomatike Shqiptare ju uron "Gëzuar 29 Nëntorin - Ditën e Çlirimit"!

Akademia Diplomatike Shqiptare uron të gjithë Shqiptarët, kudo ku ata ndodhen, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi - në Luginën e Preshevës e në diasporë, GEZUAR 29 NËNTORIN!

Akademia Diplomatike Shqiptare ju uron "Gëzuar 28 Nëntorin - Ditën e ngritjes së Flamurit"!

Akademia Diplomatike Shqiptare uron të gjithë Shqiptarët, kudo ku ata ndodhen, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbi - në Luginën e Preshevës e në diasporë, GEZUAR 28 NËNTORIN! 

Nga vizita e z. Arie Kobrin në Akademinë Diplomatike Shqiptare

Z. Arie Kobrin, Specialist i Çështjeve të Sigurisë, pranë Galil College, Israel, vizitoi sot ambjentet e ADSh ku dhe pati një takim të përzëmert me Presidentin e ADSH, Prof. Dr. Lisen Bashkurti dhe Drejtorin Ekzekutiv, Dr. Ilir Kulla.

Prof. Dr. Lisen Bashkurti në Universitetin La Sapienza, Romë.

Prof. Dr. Lisen Bashkurti ishte i ftuar nderi në Universitetin La Sapienza, Romë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar, ku dhe mbajti një leksion për të pranishmit.

Promovohet libri "Çameria në rrugën e zgjidhjes"

Akademia Diplomatike Shqiptare promovoi sot në Hotel Tirana Internacional  librin "Çamëria - Në rrugën e zgjidhjes", me autor Prof. Dr. Lisen Bashkurti, President i ADSH.

Në këtë promovim libri, fjalën e morri dhe Kandidati për Doktor Shkencas, Alban Përmeti, ku foli rreth karrierës së Profesor Bashkurtit si dhe bëri një analizë të librit "Çamëria - Në rrugën e zgjidhjes".

Më poshtë do të gjeni referatin e plotë:

Ambasada e Shqipërisë në Romë organizon pritje në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë.

Presidenti dhe Drejtori ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqipëtare janë të ftuar special në pritjen e organizuar në Hotel Meriot nga Ambasada e Shqipërisë në Romë ne kuadër të 100 vjetorit te pavarsisë.

 

 

 

 

Konferencë mbi marrëdhëniet shkencore 100-vjeçare Shqipëri-Itali, Romë

Sot në Romë, në Universitetin “La Sapienza” po mbahet një konferencë mbi marrëdhëniet shkencore 100-vjeçare Shqipëri-Itali. Në konferencë do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti, Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Z. Llesh Kola dhe shumë studiues e diplomatë shqiptarë e italianë, midis tyre edhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Dr. Ilir Kulla.

Akademikët e Sllobodanit ftohen, akademikët e Kosovës injorohen - Në 40-vjetorin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI, botuar në Gazetën "Epoka e Re", Kosovë.

Gazeta "Koha ditore" e Kosovës njoftoi këto ditë që Akademia e Shkencave të RSh ka ftuar në 40-vjetorin e saj Akademinë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Ndërkohë që Akademia e Kosovës e kishte paralajmëruar mungesën e saj përmes një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në datën 29 tetor të këtij viti, nëse do ishte në këtë përvjetor Akademia Serbe. Në letrën e Akademisë së Kosovës shkruhet se "këto ditë mësuam se në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte ftuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve. Është punë e juaj se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave “shkencore” dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë".

Promovimi i librit "Lidershipi Shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë", me autorë studiuesin Agustin Gjinaj dhe Fejzi Lila.

Sot me date 17 Nëntor 2012, ora 11:00 pranë ambienteve të Akademisë Diplomatike Shqiptare u bë promovimi i librit "Lidershipi Shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë", me autorë studiuesin Agustin Gjinaj dhe Fejzi Lila.

ADSH ju fton të bëheni pjesë e kontributit shkencor, duke botuar në Revistën Periodike Shkencore "Global Challenge"

Të nderuar miq dhe dashamirës të botës akademike!

ADSH ju fton të bëheni pjesë e kontributit shkencor, duke botuar në Revistën Periodike Shkencore "Global Challenge", e cila është e standardeve më të larta dhe me ISSN 2227-8540 dhe ISSN 2312-5748 (ONLINE) Ndërkombëtare.

Webi i ri i Akademisë Diplomatike Shqipëtare

Siti i ri ADSH-së, në më pak se 5 ditë kaloi mbi  3000 klikime. Ky është sukses i stafit të Akademisë, të cilët falenderojnë të gjithë miqtë e të interesuarit, që na ndihmojnë të rritemi çdo ditë.

Përvec  trajnimeve, të cilat janë me një  traditë 12-vjecare të ADSH, lancimi i një agjencie të mirëfilltë lajmesh ndërkombëtare  na bën më të motivuar dhe seriozë në punën tonë.

Agjensia e Lajmeve ADSH

Sot më datë 12.11.2012 ADSH lançoi agjensinë e lajmeve, që përmban lajme koherente në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Diplomacisë dhe politikave të ndryshme ndërkombetare.
Stafi i ADSH punon çdo minutë që keto lajme të transmetohen në 2 gjuhë, në atë shqipe dhe angleze.

Memorandum Mirekuptimi midis Association of Certified Commercial Diplomats dhe ADSH

Nenshkruhet Memorandum Mirekuptimi midis ASSOCIATION OF CERTIFIED COMMERCIAL DIPLOMATS dhe AKADEMISE DIPLOMATIKE SHQIPTARE

Intervista e Presidentit te ADSH ne Emisionin Top Story

Nga Intervista e Presidentit te ADSH ne Emisionin TOP STORY, te Sokol Balles rreth mesazhit te Sekretares se Shtetit te SHBA, Znj. Hillari Klinton, dhene ne Kuvendin e RSH. Shiko

Interviste e Drejtorit Ekzekutiv te ADSH ne ABC News

Interviste e Drejtorit Ekzekutiv te ADSH, Dr. Ilir Kulla, ne ABC News, lidhur me Turin Ballkanik te znj. Hillari Klinton, Sekretare e Shtetit te SHBA. Shiko

z. Marco Leidekker mbajti sot një leksion në ambientet e ADSH

Kreu i Zyrës se KiE në Tiranë, Sh. T. z. Marco Leidekker mbajti sot një leksion në ambientet e ADSH me studentë të Akademisë. z. Marco Leidekker foli për rolin, rëndësinë dhe parimet themelore të Këshillit të Evropës që nga themelimi i saj dhe deri më sot, si: promovimi i demokracisë, forcimi i shtetit ligjor dhe të drejtat themelore të njeriut.

Vizita e Sh. T. z. Marco Leidekker

Sh. T. z. Marco Leidekker, Head of Office of Council of Europe Office zhvilloi sot nje vizite ne ambjentet e Akademise Diplomatike Shqiptare, ku u takua me Presidentin e ADSH, Prof. Dr. Lisen Bashkurtin.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Sh. T. z. Martin de la Beij

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Sh. T. z. Martin de la Beij mbajti një leksion me student të Akademisë Diplomatike Shqiptare, Tiranë.
Ai foli për procesin e Integrimit të Shqipërisë dhe të zgjerimit të mëtejshëm të vendeve të Rajonit në Bashkimin Evropian. Sh. T. z. Martin de la Beij kujtoi marrëdhëniet e mira midis Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ceremonia e 56 vjetorit të Revolucionit Hungarez

Ambasada e Republikës së Hungarisë në Tiranë organizoi me rastin e 56 vjetorit të Revolucionit Hungarez një pritje, ku ishin të ftuar Drejtues të Akademisë Diplomatike Shqiptare, me përfaqësues Presidentin e saj, Prof. Dr. Lisen Bashkurti dhe Drejtorin Ekzekutiv Dr. Ilir Kulla.