Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

mars 2013

Doli në treg libri "Ballkani pas rënies së murit të Berlinit" - Vetëvendosja "versus" tërësia territoriale, i autorit Prof. Dr. Bashkim Rama, Ish Drejtor Ekzekutiv i ADSh-së

Dalja e librit: "Ballkani pas rënies së murit të Berlinit - Vetvendosja "versus" tërësia territoriale", prej penës së ambasadorit, profesorit dhe studiuesit të diplomacisë e marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Dr. Bashkim Rama është vërtete ngjarje për letrat shqipe. E them këtë për shumë arsye. Së pari, është me shumë rëndësi sepse në letrat shqipe kemi një zbrazëti shumë të madhe në fushën e studimeve mbi diplomacinë e marrëdhëniet ndërkombëtare. Së dyti, sepse pjesa dërmuese e diplomatëve tanë, pavarësisht nga karriera, kualiteti e talenti nuk kanë kontribuar sa duhet në krijimin e një trashëgimie teorike, qoftë edhe në formën e kujtimeve apo të rrëfimeve personale.