Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

prill 2013

Botohet Nr. 4 i Revistës Periodike Shkencore "Global Challenge"

Akademia Diplomatike Shqiptare në përpjekjet e saj për të kontribuar në fushën e shkencës, hulumtimit dhe botimeve ofron për të gjithë të interesuarit e fushës së Shkencave politike, juridike, ekonomike dhe më gjerë numrin e saj të radhës, të Revistës Periodike Shkencore "Global Challenge".

Ambasada e SHBA-se organizon Debat Politik midis forumeve rinore te AK, PS, LSI në qytetin e Fierit

Ditën e enjte, me datë 19 Prill 2013, në qytetin e Fierit, nën kujdesin e veçantë të Ambasada Amerikane dhe Ambasadorit të SHBA-ve, z. Aleksandër Arvizu u zhvillua debati politik midis përfaqësuesve të forumeve rinore të AK, PS, dhe LSI.

Ky lloj formati i prezantuar nga Ambasada e SHBA dhe Ambasadori i saj në Shqipëri z. Aleksandër Arvizu është një risi për të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë aktive e politikës shqiptare. Një risi kjo që sjell një qasje më efikase në debatin politik, duke u mbështetur më shumë në argumentet politike dhe programet e zhvillimit sesa në përplasje dhe argumente shterpë.

Në këtë eveniment i ftuar ishte dhe Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Prof. Dr. Lisen Bashkurti.

Prof. Dr. Lisen Bashkurti zgjidhet Pro-Rektor për Marrëdhëniet me Jashtë, nga Kolegji ILIRIA Kosovë

Prof. Dr. Lisen Bashkurti zgjidhet nga Bordi i Kolegjit ILIRIA Kosovë Pro-Rektor për Marrëdhëniet me Jashtë.

Ky vendim vjen si pasojë e një bashkëpunimi të gjatë midis Akademisë Diplomatike Shqiptare dhe Kolegjit Iliria, i cili synon thellimin e bashkëpunimit ekzistues midis Institucioneve përkatëse por dhe përgatitjen e brezit të ri të studentëve me sfidat e reja që ballafaqohen, Shqipëria dhe Kosova, në rrugën e tyre drejt Integrimit në strukturat Euro-Atlantike.

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi midis ADSH dhe SMU

Akademia Diplomatike Shqiptare në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar nënshkroj Memorandum Mirëkuptimi midis ADSH-së dhe Sun Moon University, Kore e Jugut.

Ky memorandum u firmos nga Presidenti i ADSH, Prof. Dr. Lisen Bashkurti dhe nga Presidenti i Sun Moon University, Dr. Sun Jo, Hwang.