Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

korrik 2013

Dr. David Hanna viziton Akademinë Diplomatike Shqiptare

Dr. David Hanna, Global Vice President (Zv. Presidenti Global) i Universitetit Sun Moon, të Koresë së Jugut, për Mbretërinë e Bashkuar vizitoi sot Akademinë Diplomatike Shqiptare.

Në takimin midis dy përfaqësuesve të Sun Moon University, në pozicionin e Zv. Presidentit Global, si Prof. Dr. Lisen Bashkurti ashtu edhe Dr. David Hanna shprehën dëshirën për të bashkëpunuar më gjerë, me qëllim shtrirjen e bashkëpunimit midis Institucioneve përkatëse në të gjithe Rajonin e Ballkanit.

Administrata Publike - Trajnim Krahasues

Përshkrimi i kursit

Trajnimi “Administrata Publike - Trajnim Krahasues” ka për qëllim të kontribuojë për përgatitjen e kapaciteteve njerëzore në funksion të një administrate publike më profesionale, me efektive dhe më të përgatitur për sfidat e reja që ka përpara Shqipëria, në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Rrugë kjo mjaft e vështirë, që do kërkojë mjaft burime njerëzore të afta për ta çuar këtë proces përpara.