Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

gusht 2013

Presidenti i ADSH, Prof. Dr. Lisen Bashkurti: Greqia, jo ndërhyrje ne jemi shtet sovran

TIRANE - Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Prof.Dr.Lisen Bashkurti flet për ngjarjen e Përmetit dhe bllokimin në kufi.
 
Si e komentoni reagimin e Greqisë për ngjarjet në Përmet dhe bllokimet në kufi të emigrantëve shqiptarë, duke kërkuar garanci monetare dhe elementë të tjerë?
Incidentet në Përmet s’janë një pyll në shkretëtirë. Marrëdhëniet shqiptaro-greke, së paku, nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej, asnjëherë nuk kanë njohur qëndrueshmëri e stabilitet, të bazuar në parimet ndërkombëtare për politikën e fqinjësisë së mirë, të marrëdhënieve të ndërsjella me respekt reciprok dhe as në parimet që rrjedhin nga Traktati i BE.