Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Administrata Publike - Trajnim Krahasues

Përshkrimi i kursit

Trajnimi “Administrata Publike - Trajnim Krahasues” ka për qëllim të kontribuojë për përgatitjen e kapaciteteve njerëzore në funksion të një administrate publike më profesionale, me efektive dhe më të përgatitur për sfidat e reja që ka përpara Shqipëria, në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Rrugë kjo mjaft e vështirë, që do kërkojë mjaft burime njerëzore të afta për ta çuar këtë proces përpara.

Rruga më e mirë për të qenë në nivelin e duhur, në këtë rrugë të vështirë është trajnimi i vazhdueshëm i kapaciteteve njerëzore. Për këtë arsye Akademia Diplomatike Shqiptare vë në dispozicion të të gjithë të interesuarve të gjitha kapacitetet e saj akademike, ekspertizën por dhe eksperiencën e saj në përmbushjen e objektivave për një administratë publike në shërbim të proceseve integruese të vendit.

Kohëzgjatja është 1 javë dhe ky kurs do të zhvillohet online nga momenti që aplikanti plotëson dosjen e tij për regjistrim. Në përfundim studentët duhet të përgatisin një essey rreth 3 ose 4 faqe dhe më pas ata pajisen me një certifikatë të njohur nga 55 akademitë diplomatike në botë, anëtare të Forumit Ndërkombëtar për Trajnime Diplomatike, pjesë e së cilës është edhe ADSH.

Programi

Administrata Publike - Trajnim Krahasues

Projekti i Modulit i paraqitur nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti, President i ADSH, dhe stafi akademik i këtij institucioni.

Përmbajtja e Modulit:

1. Definicioni teorik

1. Historia - Vështrim i përgjithshëm

          1.1 Antikiteti

          1.2 Mesjeta

          1.3 Iluminizmi francez

2. Administrata Publike e SHBA

          2.1 ShBA në 1940

          2.2 Pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitet ’70-të

          2.3 Vitet 1980-1990

          2.4 Nga vitet 1990 deri në vitet 2000         

3. Degët Bazë

4. Modelet e vendim-marrjes

          4.1 Modeli i maksimalizimit të buxhetit Niskanen

          4.2 Ndarja e zyrës Danlevi

6. Administrata Publike si fushë akademike       

7. Administrata Publike Ndërkombëtare

          7.1 Administrata e Bashkimit Evropian

          7.2 Traktati i Parisit

          7.3 Traktati i Romës

          7.4 Traktati i Mastrihtit,

          7.5 Traktati i Lisbonës

7.5.1 Përmbajtja e re

7.5.2 Reforma e institucioneve të BE

7.5.3 Procedurat rishikuese 

7.5.4 Procedura legjislative e zakonshme e rishikimeve

7.5.5 Procedura e thjeshtëzuar e rishikimit

7.5.6 Një klauzolë kaluese për ndryshime për kompetencat administrative e
           vendim-marrjet

  • Aplikimi

Për të aplikuar pranë këtij kursi  nevojitet dokumentacioni i mëposhtëm:

  • Fotokopje ID Card ose Pasaporte
  • Fotokopje të Diplomës Universitare

Çmimi

Trajnimi një javor kushton 100 Euro dhe mund të paguhet nëpërmjet llogarisë sonë bankare e cila është afishuar më poshtë, ose në rast pamundësie pranë Sekretarisë së Akademisë në ditën kur do të merrni lajmërimin.

Llogaria bankare: Procredit Bank, Rruga: “Sami Frashri”, P.O Box 2395, Tirana, Shqipëri; Akademia Diplomatike Shqiptare 10-263546-01-02 
IBAN - AL33209111080000102635460102, Swift Code - FEFAALTR

Kursi zhvillohet ne mënyërë interaktive nëse krijohet grup prej 10 studentësh, në të kundërt kursi do të ndiqet online dhe të gjitha leksionet do të dërgohen në adresat elektronike rregullisht nga Stafi  Drejtues i Akademisë Diplomatike Shqiptare.

Pasi të keni plotësuar dokumentacionin e kërkuar për regjistrim, dërgojeni atë në adresën e mëposhtme: info@albdiploacademy.com