Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

ADSH ju fton të bëheni pjesë e kontributit shkencor, duke botuar në Revistën Periodike Shkencore "Global Challenge"

Të nderuar miq dhe dashamirës të botës akademike!

ADSH ju fton të bëheni pjesë e kontributit shkencor, duke botuar në Revistën Periodike Shkencore "Global Challenge", e cila është e standardeve më të larta dhe me ISSN 2227-8540 dhe ISSN 2312-5748 (ONLINE) Ndërkombëtare.

 

Kjo Revistë Periodike i vjen në ndihmë të gjithë studentëve, hulumtuesve, doktorantëve, gazetarëve, diplomatëve, por dhe më gjerë, për të adresuar të gjitha problemet që shqetësojnë sot botën, në mënyrë sa më shkencore.

Shumë kriza janë përhapur sot në të gjitha anët e botës. Diku kriza financiare, diku kriza ndërkombëtare dhe diku gjetkë kriza të ashpra luftimesh, që kanë futur në konflikt dy ose më shumë palë. Për këtë arsye në çdo kohë lind nevoja për mendje të kthjellëta dhe racionale, me mendim dhe argument të fortë shkencor, që të kontribuojnë për një botë më paqësore, më në harmoni dhe akoma më shumë në prosperitet.

Në Revistën Periodike Shkencore "Global Challenge" ju do të keni mundësinë që të kryeni hulumtime,  të pasqyroni shkaqet, pasojat dhe sfidat që na presin në çdo fushë të jetës, si dhe të ofroni zgjidhje, të cilat të jenë të bazuara në argumente të forta shkencore.

Kushdo që dëshiron të kontribuoj në Revistën Periodike Shkencore "Global Challenge", është i lutur të kontaktoj me Kryeredaktorin e Revistës, z. Alban Përmeti, në adresën e mëposhtme: permetialban@hotmail.com

Për anëtarët e bordit shkencor botimi është pa pagesë, ndërsa për të interesuarit jashtë bordit aplikohet një tarifë modeste.

Kriteret e kërkuara për të botuar në Revistën Periodike Shkencore “Global Challenge”.

Punimi duhet të ketë abstrakt me 200 deri në 300 fjalë, jo më shumë se 15 faqe A4

Fond Time New Romans 12, hapësirë 1.

Punimi duhet  të përmbajë abstraktin, konkluzionet, referencat (footnota) dhe literaturën e konsultuar në fund.

Punimi duhet të jetë i korrigjuar dhe i redaktuar sipas standardeve të gjuhës shqipe (ë-ç, struktura morfologjike dhe sintaksore)

Pas dorëzimit komisioni përkatës do të vlerësoj nëse punimi është i vlefshëm apo jo për botim.

Në rast të aprovimit, personi i interesuar do duhet të kryej pagesën e vendosur nga Bordi Shkencor.

Në rast se punimi nuk është i redaktuar dhe korigjuar personi i interesuar do duhet të paguaj një shumë shtesë për redaktimin dhe korigjimin e tekstit.

Fushat e botimit janë si më poshtë:

  1 - Shkenca Politike

  2 - Shkenca Ekonomike

  3 - Shkenca Juridike

  4 - Shkenca Sociale

Ju urojme suksese te mëtejshme në rrugën e dijes dhe shpresojmë në një bashkëpunim të frytshëm me të gjithë ju që investoni në fushën e dijes!