Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Delegacion i Larte nga Presheva viziton ADSH

Nje delegacion i Larte nga Lugina e Presheves vizitoi Akademine Diplomatike Shqiptare sot me date 16 Janar 2014. Pjesemares ne kete Delegacion ishin; Deputeti i vetem shqiptar ne Parlamentin e Republikes se Serbise, z. Riza Halimi, Kryetari i Keshiillit Nacional te Lugines se Presheves, z. Galip Beqiri si dhe Kryetari i Keshillit Komunal te Lugines se Presheves.
Ne kete takim u diskutua mbi gjendjen e shqiptareve te Lugines se Presheves si dhe rendesine qe pati takimi i dy Qeverive shqiptare ne Prizren dhe rendesise qe ato i kushtuan Presheves.
Ky takim ishte dhe hapi i pare drejt rruges se bashkepunimit me te frytshem ne te ardhmen midis ADSH dhe te zgjedhurve vendore ne Luginen e Presheves.
Presideti i ADSH, Prof. Dr. Lisen Bashkurti i pergezoj te ftuarit per punen e palodhur qe kane bere dhe bejne ne mbrojtje te interesave te shqiptareve ne Luginen e Presheves.