Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Dr. David Hanna viziton Akademinë Diplomatike Shqiptare

Dr. David Hanna, Global Vice President (Zv. Presidenti Global) i Universitetit Sun Moon, të Koresë së Jugut, për Mbretërinë e Bashkuar vizitoi sot Akademinë Diplomatike Shqiptare.

Në takimin midis dy përfaqësuesve të Sun Moon University, në pozicionin e Zv. Presidentit Global, si Prof. Dr. Lisen Bashkurti ashtu edhe Dr. David Hanna shprehën dëshirën për të bashkëpunuar më gjerë, me qëllim shtrirjen e bashkëpunimit midis Institucioneve përkatëse në të gjithe Rajonin e Ballkanit.

Dr. David Hanna u njoh nga afër me arritjet e ADSH ndër vite dhe në fund të takimit atij ju dhuruan disa libra si dhe numrat përkatës të botuar të Revistës Periodike Shkencore "Global Challenge".