Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

E Drejta Europiane dhe Institucionet e BE

  • Përshkrimi i trajnimit

Trajnimi pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare zhvillohet në profilin e së Drejtës Evropiane dhe Institucioneve të BE. Ky trajnim është vetëm në nivele  pasuniversitare. Diploma me të cilën pajisen specializantët është Diplomë Akademike (Academic Degree) e standartizuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe e njohur nga Forumi Ndërkombëtar për Trajnime Diplomatike, ku Akademia bën pjesë si dhe nga institucionet zyrtare të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës e Malit të Zi.

  • Kohëzgjatja

Kursi pasuniversitar zhvillohet në dy periudha të vitit: Nga data 1 mars deri më 25 maj dhe nga data 22 shtator deri më 22 dhjetor. Trajnimi zgjat tre muaj dhe zhvillohet nga e hëna deri të enjten përgjatë tre muajve.

  • Pranimet dhe Aplikimet

Për të ndjekur studimet pasuniversitare pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare kërkohet një nivel i duhur profesional e akademik. Të gjithë ata që aplikojnë për programin e trajnimit pasuniversitar duhet të kenë përfunduar studimet universitare, pra të kenë një diplomë të shkollës së lartë. Për aplikim duhet të keni me vete:

  • Fotokopje ID Card ose Pasaporte
  • Fotokopje të Diplomës Universitare
  • Formulari i aplikimit per periudhen 1 mars – 25 maj  (Shkarko)
  • Formulari i aplikimit per periudhen 22 shtator- 22 dhjetor  (Shkarko)
  • Çmimet

Trajnimi tre-mujor kushton 360 € dhe mund të paguhet nëpërmjet llogarisë tonë bankare e cila është afishuar më poshtë, ose në rast pamundësie pranë Sekretarisë së Akademisë në ditën kur do të merrni lajmërimin.

Llogaria bankare: Procredit Bank, Rruga: “Sami Frashri”, P.O Box 2395, Tirana, Shqipëri; Akademia Diplomatike Shqiptare 10-263546-01-02 
IBAN - AL33209111080000102635460102, Swift Code - FEFAALTR

Kursi mund te ndiqet dhe online dhe të gjitha leksionet e kursit do të dërgohen në adresat elektronike rregullisht nga Stafi  Drejtues i Akademisë Diplomatike Shqiptare.

Pasi të keni plotësuar dokumentacionin e kërkuar për regjistrim, dërgojeni atë në adresën e mëposhtme: info@albdiploacademy.com