Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Japonia, e ndarë për rihapjen e reaktorëve bërthamorë

Dy vjet nga cunami dhe kriza atomike e Fukushimës, Japonia shfaqet ende e përçarë në lidhje me centralet bërthamore. Kundër rihapjes së 53 reaktorëve dhe në favor të mbylljes përfundimtare të të gjitha centraleve është shprehur 70% e popullsisë. Por, e njëjta përqindje popullsie mbështet kryeministrin e ri konservator, Shinzo Abe, i zgjedhur në dhjetor, me premtimin për një rifillim të ngadaltë të punës në këta reaktorë.

Duket se rimëkëmbja ekonomike në Japoni është ende larg. Korrikun e kaluar u rivunë në punë dy reaktorët e parë bërthamorë, por kostot energjitike vazhdojnë t’i shtyjnë bizneset jashtë tregut vendas.

Të dielën, në Tokio dhe në metropolet kryesore të vendi, mijëra aktivistë anti-atom protestuan nëpër rrugë, por në qytetin Oma kanë rinisur punimet për të ndërtuar një central të ri, i financuar nga qeveria. Pra, duket se japonezët janë ende të ndarë e konfuzë, të pasigurt, nëse duhet të zgjedhin sigurinë fizike, apo atë ekonomike.

Eksportimet japoneze po kalojnë aq shumë vështirësi, sa kryeministri Abe ka blerë një faqe në të përditshmet ndërkombëtare për të promovuar “made in new Japan”, ku sigurohet se prodhimet japoneze, si ato ushqimore, ashtu edhe mekanike janë “të sigurta” dhe “të orientuara drejt një të ardhmjeje më të mirë për jetën”.