Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Konferencë mbi marrëdhëniet shkencore 100-vjeçare Shqipëri-Itali, Romë

Sot në Romë, në Universitetin “La Sapienza” po mbahet një konferencë mbi marrëdhëniet shkencore 100-vjeçare Shqipëri-Itali. Në konferencë do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti, Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Z. Llesh Kola dhe shumë studiues e diplomatë shqiptarë e italianë, midis tyre edhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Dr. Ilir Kulla. Ai do të mbajë një referat me titull, “Ringritja fetare pas viteve ‘9o në Shqipëri”. Kjo konferencë zhvillohet në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.