Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Mali: Hollande, tërheqja në prill

Presidenti francez, François Hollande, gjatë një konference shtypi në Varshavë ka anonçuar një “pakësim të numrit të ushtarëve francezë” në Mali, duke nisur nga muaji prill. “Faza e fundit” e ndërhyrjes, ka shpjeguar Hollande, “do të zgjasë përgjatë gjithë muajit mars dhe, duke nisur nga muaji prill, do të ketë një pakësim të numrit të ushtarëve francezë në Mali, sapo forcat afrikane të marrin në dorë situatën, të mbështetura nga europianët”.