Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Maltë: fitojnë laburistët

Partia laburiste, e udhëhequr nga 38-vjeçari, Zhozef Muskat ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Maltë. Bëhet fjalë për një fitore të thellë kundër partisë nacionaliste, e udhëhequr nga kryeministri në dalje, Lorens Gonzi, në fuqi prej 25 vjetësh, i cili e ka pranuar humbjen. Muskat do të drejtojë ishullin maltez për pesë vitet e ardhshme. Laburistët i fituan zgjedhjet me rreth 55% të votave.