Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Partneriteti

Marrëveshje Bashkëpunimi të ADSH me Institucione Shtetërore dhe Shkencore

Akademia Diplomatike Shqiptare nënshkroi sëfundmi Memorandum Mirëkuptimi midis ADSH dhe Universitetit EMUNI. Një nga Institucionet arsimore më prestigjoze në Rajon, me qendër në Slloveni. Kjo marrëveshje ka si synim, zhvillimin e mëtejshëm të programeve "Master"  dhe PhD, përgatitjen profesionale të kurseve "Master" dhe PhD me sisitemin e transferimit të krediteve (ECTS), organizimin e Konferencave të përbashkëta si dhe zhvillimin dhe implementimin e projekteve kërkimore. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga dy titullarët e Institucioneve përkatëse në një eveniment shkencor të përvitshëm i cili u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë.

Nё kohёt moderne, asnjё institucion nuk mund tё punojё dhe tё bёjё pёrpara pa partneritete ndёrkombёtare. Kjo ndodh pёr shkak tё procesit tё globalizimit, fluksit tё informacionit dhe dinamikёs sё marrёdhёnieve ndёrkombёtare. Akademia Diplomatike Shqiptare ёshtё anёtare e Forumit Ndёrkombёtar pёr Trajnime Diplomatike qё prej shtatorit tё vitit 2002. Ky ёshtё forumi mё i rёndёsishёm pёr trajnimin e diplomatёve tё rinj, mesatarё dhe atyre mё njё karrierё tё gjatё diplomatike nga e gjithё bota. Anёtarё tё kёtij forumi janё 55 akademi dhe universitete tё sё drejtёs ndёrkombёtare dhe marrёdhёnieve ndёrkombёtare.

Akademia Diplomatike Shqiptare ka nёnshkruar marrёveshje bashkёpunimi me Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Shqipёrisё, Akademinё Diplomatike tё Moskёs dhe Akademinё Diplomatike tё Kroacisё. ADSH ka krijuar gjithashtu marrёdhёnie tё mira dhe tё qёndrueshme me akademitё diplomatike tё Vjenёs, Londrёs, Uashingtonit, Kinёs, Sofies, Beogradit, Tokios, Italisё dhe ato tё Amerikёs Latine dhe Afrikёs.

Marrёdhёnie tё qёndrueshme janё vendosur gjithashtu me universitete kombёtare dhe rajonale si Universiteti i Tiranёs, Prishtinёs dhe Universiteti Juglindor i Tetovёs si dhe me disa universitete tё famshme si  Illinois University of Technology, Chicago-Kent College of Law (SHBA) dhe University of Mainz (Gjermani).

Akademia Diplomatike Shqiptare ёshtё e hapur  nё zhvillimin e bashkёpunimeve tё mёtejshme ndёrkombёtare me akademi, universitete, institute tё specializuara dhe disa organizata te mirёnjohura joqeveritare. Ne jemi gjithashtu tё hapur pёr bashkёpunim me diplomatё tё huaj tё akredituar nё Shqipёri si dhe me tё gjithё personalitetet e shquara tё diplomacisё, marrёdhёnieve ndёrkombёtare, ekonomisё dhe politikёs. Akademia Diplomatike Shqiptare dёshiron tё mbetet njё forum i hapur ndёrkombёtar lidhur me marrёdhёniet ndёrkombёtare, tё drejtёn ndёrkombёtare, organizatat ndёrkombёtare, diplomacinё bilaterale dhe multilaterale nё dimensione kombёtare, rajonale, evropiane dhe universale.

Lidhjet me partneret tane:

Sun Moon University, South Korea Qendra e Biznesit, "Blue Star", Durrës  
Universiteti Euro-Mediteran (EMUNI) Qendra Marokene për Studime Strategjike CMES Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës
Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ministria e Administratës Publike e Republikës së Kosovës Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Moskë
American Heritage University of Southern California Universiteti Mbretëror "Iliria" - Prishtinë Universiteti Juglindor i Maqedonisë
Akademia Diplomatike e Vienes Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kroaci Akademia Diplomatike Azerbajxhan
 ACCD Instituti Diplomatik i Ministrise se Jashme, Bullgari Universiteti Nderkombetar i Struges