Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Promovohet libri "Koncerti dhe Funerali", 1815-1914, - Shqipëria, Ballkani, Fuqitë e Mëdha i Prof. Dr. Lisen Bashkurtit

Është promovuar libri i ProRektorit të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës në ambjentet e UNT BOOK HOUSE. Libri pasqyron se si përafrimi i fuqive të mëdha pas rënies së Monarkisë Franceze deri në përplasjen e tyre të Luftës së parë Botërore ndikon në marrëdhienit politike, ushtarake, territoriale, kulturore dhe socile të shteteve të Ballkanit dhe konkretisht të Shqipërisë në vecanti. <--break->

Kryetari i Senatit Prof. Akademik Apollon Bace e cilësoi punën e Prof. Bashkurtit si një punë që duhej bërë nga një institut i tërë dhe e përgëzoi për përfundimin e librit të 20-të. 

Rektori Prof. Agron Lamaj vlerësoi kontributin e ProRektorit në pasurimin e Bibliotekës së UNT me një libër më shumë dhe theksoi se studentët e UNT janë të privilegjuar të kenë një botim të tillë botuar nga stafi akademik i UNT. 

Presidenti Mulaj falendëroi Prof. Bashkurtin edhe në emër të studentëve dhe lexoi përpara auditorit një paragraf  të librit mbi autorin. 

Më pas Prof. Bashkurti u shpërndau librin studentëve dhe të pranishmëve me autografin e tij.