Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Struktura e ADSH

Organograma e Akademisë Diplomatike Shqiptare:

Presidenti,
Drejtori Ekzekutiv,
Bordi Drejtues,
Asistenti i Presidentit,
Asistenti i Drejtorit Ekzekutiv,
Sekretaria Administrative e ADSH,
Drejtori i Zyres Rajonale Kosove,
Koordinatori i Programeve,
Koordinatori teknik.


 

Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare,
Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Prof Dr. Lisen Bashkurti ka lindur në Shkodër më 21 shtator të vitit 1957. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë dhe mban titullin Doktor i Shkencave dhe Ministër Këshilltar.

Prof Dr. Lisen Bashkurti aktualisht është President i Akademisë Diplomatike Shqiptare dhe Vice Global President i Universitetit Sun Moon ne Korene e Jugut, gjithashtu ai ka mbajtur postin e Rektorit dhe në disa Universitete të Rajonit, si në Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës.

Përveç karrierës së pasur akademike Prof. Dr. Lisen Bashkurti është nderuar dhe me shumë tituj ndërkombëtar, si:  “Medaljen e Artё  - Pёr studimin “Mbi Marrёdhёniet Shqiptaro-Amerikane”,  “Katёr Medalje tё Argjenda” - ”Pёr kontributin si  Ambasador i Shqipёrisё nё Hungari 1992-1993, «Medalja e Argjendё» “Outstanding Intelectual of the 21’st Millenium for 2007”, International Biographical Centre, Cambridge, England, “Excellence Award-2007” - International Biographical Centre, Cambridge, England, Man of the Year 2009» - American Biography Institute, ABI, 2009, «Ambasador i Paqes» - Internationa Peace Federation, United Nations, 2009

Gjithashtu Prof. Dr. Lisen Bashkurti është autor i mbi 18 librave, në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Teoritë e Negociatave, Krizat Ndërkombëtare etj.

Ai është lektor në shumë Universitete të Rajonit, Evropës por dhe më gjerë si dhe anëtar nderi i një sërë Institucionesh Ndërkombëtare prestigjioze.

 

Drejtor Ekzekutiv i ADSH,
Dr. Ilir Kulla

Dr. Ilir Kulla ka lindur në Kavajë më 19 Mars të vitit 1974. Ai është specializuar në Çështjet e Politikave të Sigurisë Ndërkombëtare dhe Kombëtare, në institucione Prestigjoze si: Zrini Miklosh në Hungari, Qendra e Studimeve të Larta për Mbrotjen, në Itali, në Qëndrën “Marshall” të Studimeve Ndërkombëtare të Sigurisë në Garmish të Gjermanisë, në Kolegjin e Sigurisë Kombëtare në Izrael, etj. Gjithashtu z. Kulla zotëron titullin Master në Studime të Gazetarisë dhe të Gjuhës e Letërsisë Italiane. Ai ka shumë aktivitet të pasur akademik ndër vite në çështjet e politikës, diplomacisë dhe sigurisë.

Dr. Ilir Kulla aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqiptare. Përveç karrierës së pasur akademike Dr. Ilir Kulla zotëron dhe një karrierë të pasur në Administratën Shtetërore, si Konsulent i Jashtëm i Kryeministrit, në vitet 2001-2002, Këshilltar i Ministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në vitet 2002-2003,  Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet, në vitet 2004-2005, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Presidentit të Republikës, në vitet 2007-2010, Nënkryetar i Bashkisë Shijak 2006-2007 etj.

Dr. Ilir Kulla është nderuar dhe me disa tituj ndërkombëtar, si:  “Ambasador i Paqes” - Jerusalem, Izrael 2005, Pelegrin (Qytetar) Nderi i Qytetit të Shenjtë të Jerusalemit, 2008, Certifikate falënderimi nga Papa Benedikti XVI për pjesëmarrje në Ceremoninë e tij të Ditëlindjes, 2007, si dhe Certifikatë falënderimi nga ana e Qeverisë së Rumanisë për ndihmë në lirimin e pengjeve rumune, në Irak, 2005 etj.

Gjithashtu Dr. Ilir Kulla është autor i disa punimeve shkencore në fushën e Sigurisë si dhe pjesëmarrës në mjaft Seminare dhe Konferenca Ndërkombëtare që nga Azia e Largët, Amerika Latine, në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Evropë. Ai është lektor në shumë Universitete të Rajonit, Evropës por dhe më gjerë si dhe anëtar nderi i një sërë Institucionesh Ndërkombëtare prestigjioze.

 

Bordi Drejtues i ADSH

  1. Prof. Dr. Nabil Ayad-(Drejtor i Akademisë Diplomatike, Londër)
  2. Prof. Dr. Joseph Mifsud-(President i Universitetit EMUNI, Slloveni)
  3. Dr. Mlladen Anderliç-(Drejtor i Akademisë Diplomatike, Kroaci)
  4. Dr. Joseph Shevel-(President i Institutit Galilee International Management, Izrael)
  5. Loris Kastriota Skanderbeg-(Pasardhësi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gazetar ne Itali)
  6. Amb. Hafiz Pashayev-(Rector i Akademisë Diplomatike, Azerbajxhan)
  7. Bardhyl Canaj-(Diplomat, Këshilltar politik i Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri)

 

Asistent i Presidentit të ADSH,
Dr. Alban Përmeti
          

Alban Roland Përmeti ka lindur në Tiranë11 Janar të vitit 1976. Ai ka mbaruar International University of Struga-Maqedoni. Programin "Master" për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe zotëron titullin MA. Gjithashtu z. Përmeti ka përfunduar studimet në  Fakultetin Histori-Filologji, Programi "Doktoraturës" për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Z. Përmeti aktualisht është Asistent i Presidentit Akademisë Diplomatike Shqiptare dhe Administrator i zyrës se ADSH-së. Z. Përmeti është Kryeredaktor i Revistës Periodike Shekncore "Global Challenge", botim i ADSH. Ai është autor i disa botimeve shkencore dhe pjesëmarrës në disa konferenca shkencore.

 

Kordinator i Përgjithshëm i ADSH
PhD Candidate Arbër Bashkurti

Z. Arbër Bashkurti ka lindur më 23 Qershor 1987, në qytetin e Shkodrës. Z. Arbër Bashkurti ka mbaruar studimet universitare për Shkenca Juridike në Fakultetin Luarasi  në Tiranë dhe studimet Master në Akademinë Diplomatike të Vienës për ‘’Studime Ndërkombëtare’’. Z. Arbër Bashkurti  ka qenë pjesë aktive  në  konferenca dhe seminare të ndryshme Kombëtare dhe Ndërkombëtare në fushen e Diplomacisë dhe Shkencave Politike. Ai  është gjithashtu botues i rregullt në Revistën 3 mujore Ndërkombëtare “Global Challenge”. Aktualisht  z. Arber Bashkurti mban titullin PhD Kandidat dhe është në proces  të doktoraturës në fushën e ‘’Të Drejtave të Njeriut’’.

 

Drejtor i Zyrës Rajonale Kosovë
Rexhep Hoti

Z. Rexhep Hoti ka lindur në Matiqan, Prishtinë, në Kosovë12 Janar të vitit 1964. Ai ka mbaruar për Shkenca Filologjike në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës dhe mban titullin “Master” si dhe nga viti 2012 e në vazhdim është duke ndjekur studimet e Doktoraturës.

Z. Hoti aktualisht është emëruar Drejtor i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Zyra Rajonale Kosovë. Ai ka një karrierë të pasur në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, ku ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit Bajram Rexhepi, si koordinator midis Qeverisë së Kosovës dhe UNMIK, për çështje të standardeve, ka qenë Deputet në Kuvendin e Kosovës etj. Përveç karrierës politike z. Rexhep ka dhe një karrierë të pasur mediatike, ku dhe është pronar i Gazetës Ditore “Infopress”.

Z. Rexhep Hoti është autor i disa librave, punimeve shkencore si dhe pjesëmarrës në mjaft Seminare dhe Konferenca Ndërkombëtare.

 
Koordinator Programi i ADSH
Doc. Dr. Astrit Memia
 

Doc. Dr. Astrit Memia ka lindur në Tropojë më 04 Prill të vitit 1965. Ai ka mbaruar në vitet 1979-1983 për Gjuhë Frënge, Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”,  Tiranë. Më pas ka ndjekur studimet e larta në vitet 1985-1989 për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Universiteti “Luiguj Gurakuqi”, Shkoder. Në 2007 ka ndjekur Kolegjin Rajonal Për studimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë; Akademia e Mbrojtjes, Tiranë dhe në 2005-2009 ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Juridik.

Z. Memia ka mbrojtur Doktoraturën në Shkencat Politike dhe Diplomaci në Universitetin e Leipnitzc, USA, dhe mban titullin Docent Doktor, gjithashtu z. Memia ka kryer mjaft trajnime Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në fushën e Shkencave Politike.

Z. Astrit Memia është organizator i një sërë aktivitetesh kombëtare dhe Ndërkombëtare. Z. Memia ka qenë producent dhe realizues i Festivalit Ndërkombëtar “Forumi Imazh & Media” në vitet 2006-2009 dhe në vazhdim, si dhe mban postin e Kryetarit të Fondacionit “Forumi Imazh & Media”. Ai ka qenë Kryeredaktor i Revistës "Diplomacia", Imazhi Shqiptar dhe është Redaktor Shkencor i Revistës Shkencore "Global Challenge". 

Në 2004, në takimin Ndërkombetar mbi Paqen ne Lindjen e Mesme Jeruzalem, Izrael, z. Memia ka marrë titullin "Ambasador për Paqen".

Doc. Dr. Astrit Memia aktualisht është Koordinator Programesh pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare. Doc. Dr. Astrit Memia ka një karrierë të pasur në fushën e mësimdhënies, si Lektor pranë Zyrës Rajonale të Akademisë Diplomatike Shqiptare, Kosovë, Lektor pranë Zyrës Rajonale të Akademisë Diplomatike Shqiptare, Maqedoni, Pedagog në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Maqedoni etj. Gjithashtu Doc. Dr. Astrit Memia është autor i disa librave, punimeve shkencore si dhe pjesëmarrës në mjaft Seminare dhe Konferenca Ndërkombëtare. Ai lektoron në mjaft Universitete të Rajonit, si dhe anëtar nderi i një sërë Institucionesh Kombëtare dhe Ndërkombëtare prestigjioze.