Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Studime Euro - Mesdhetare

TRAJNIM PASUNIVERSITAR AFATSHKURTËR

  • Përshkrimi i kursit

Trajnimi “Studime Euro - Mesdhetare” ka për qëllim të kontribuojë në këtë fushë të re studimi, që sa vjen dhe po njeh zhvillime të reja, sa i përket marrëdhënieve midis Europës dhe Mesdheut. Kohëzgjatja është 1 muaj. Kursi zhvillohet online nga momenti që aplikanti ploteson dokumentacionin e rregjistrimit. Në përfundim pajiseni me një çertifikatë të njohur nga 55 akademitë diplomatike në botë, anëtare të Forumit Ndërkombëtar për Trajnime Diplomatike, pjesë e së cilës është edhe ADSH.

  • Aplikimi

Për të aplikuar pranë këtij kursi  nevojitet dokumentacioni i mëposhtëm:

  • Fotokopje ID Card ose Pasaporte
  • Fotokopje të Diplomës Universitare
  • Çmimi

Trajnimi afatshkurtër është llogaritur të ketë një çmim të arsyeshëm për të gjithë ata që dëshirojnë dhe plotësojnë kushtet. Për këtë arsye Bordi Drejtues i Akademisë ka vendosur që ky çmim të jetë 150 € dhe mund të paguhet në llogarinë bankare të ADSH, e cila është afishuar më poshtë, ose në rast pamundësie pranë Sekretarisë së Akademisë në ditën kur do të merrni lajmërimin.

Llogaria bankare: Procredit Bank, Rruga: “Sami Frashri”, P.O Box 2395, Tirana, Shqipëri; Akademia Diplomatike Shqiptare 10-263546-01-02 
IBAN - AL33209111080000102635460102, Swift Code - FEFAALTR

Kursi mund te ndiqet dhe online dhe të gjitha leksionet e kursit do të dërgohen në adresat elektronike rregullisht nga Stafi  Drejtues i Akademisë Diplomatike Shqiptare.

Pasi të keni plotësuar dokumentacionin e kërkuar për regjistrim, dërgojeni atë në adresën e mëposhtme: info@albdiploacademy.com