Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

  • Falklands: 98,8% zgjedhin Mbretërinë e Bashkuar

    Banorët e ishujve Falklands, arqipelagu i Atlantikut Jugor, që Argjentina i pretendon si ishujt Malvinas, kanë votuar me një mazhorancë të thellë në favor të mbajtjes së kontrollit britanik në territor. Është mbyllur kështu një referendum, të cilin Argjentina e konsideron si të pavlefshëm dhe si të paqenë.

  • Fukushima: përvjetori i dytë i cunamit

    Sot janë zhvilluar homazhe në tre prefekturat më të goditura – Mijagi, Iuate dhe Fukushima – të cunamit të marsit 2011, ndërsa kryeministri Shinzo Abe, në një seancë parlamentare të mëngjesit ka rinovuar impenjimin e qeverisë për të “inauguruar punimet ristrukturuese dhe shkatërrimin e inerteve”. Abe ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që Japonia të rrisë mundësitë e saj për parandalim të fatkeqësive natyrore.

  • Ahmadinexhad dhe Zardari inaugurojnë impiantin e gazit

    Presidentët e Pakistanit dhe Iranit, Asif Ali Zardari dhe Mahmud Ahmadinexhad kanë inauguruar sot punimet për një impiant gazi që do të lidhë dy vendet, pavarësisht nga kundërshtimi i vazhdueshëm i këtij projekti nga SHBA-ja. Projekti, i menduar që në vitin 1994, duhej të përfshinte edhe Indinë, e cila në vitin 2009 refuzoi, për shkak të presioneve të Uashingtonit, që në këmbim i ofroi Nju Delhit një akord për një impiant bërthamor. Do të duhen 15 muaj që ky impianti gazi të nisë funksionimin.

  • Suu Kyi rizgjidhet në krye të partisë

    Aung Suu Kyi është rizgjedhur dje, në presidencën e Lidhjes kombëtare për demokraci (Lnd), në ditën e fundit të kongresit të partisë kryesore opozitare birmane. Çmimi Nobel për paqen, deputete që nga viti i kaluar mësohet të jetë zgjedhur me unanimitet të plotë nga 120 anëtarët e komitetit qendror, ndërkohë që nuk ishin prezantuar kandidatura të tjera.

  • Falklands: referendumi mbi statusin

    Banorët e ishujve Falkland, që Argjentina i quan ishujt Malvinas, duke i pretenduar kështu përpara Britanisë së Madhe, kanë votur dje dhe do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme për referendumin e mbajtjes së statusit të tyre institucional. Votuesit do të duhet t’i përgjigjen me “po” ose “jo” pyetjes: Dëshironi që ishujt Falkland të mbajnë statusin aktual si Territor i Përtejdetit të Britanisë së Madhe? Rezultatet do të bëhen të ditura sonte vonë.