Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

z. Marco Leidekker mbajti sot një leksion në ambientet e ADSH

Kreu i Zyrës se KiE në Tiranë, Sh. T. z. Marco Leidekker mbajti sot një leksion në ambientet e ADSH me studentë të Akademisë. z. Marco Leidekker foli për rolin, rëndësinë dhe parimet themelore të Këshillit të Evropës që nga themelimi i saj dhe deri më sot, si: promovimi i demokracisë, forcimi i shtetit ligjor dhe të drejtat themelore të njeriut.

Vizita e Sh. T. z. Marco Leidekker

Sh. T. z. Marco Leidekker, Head of Office of Council of Europe Office zhvilloi sot nje vizite ne ambjentet e Akademise Diplomatike Shqiptare, ku u takua me Presidentin e ADSH, Prof. Dr. Lisen Bashkurtin.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Sh. T. z. Martin de la Beij

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Sh. T. z. Martin de la Beij mbajti një leksion me student të Akademisë Diplomatike Shqiptare, Tiranë.
Ai foli për procesin e Integrimit të Shqipërisë dhe të zgjerimit të mëtejshëm të vendeve të Rajonit në Bashkimin Evropian. Sh. T. z. Martin de la Beij kujtoi marrëdhëniet e mira midis Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ceremonia e 56 vjetorit të Revolucionit Hungarez

Ambasada e Republikës së Hungarisë në Tiranë organizoi me rastin e 56 vjetorit të Revolucionit Hungarez një pritje, ku ishin të ftuar Drejtues të Akademisë Diplomatike Shqiptare, me përfaqësues Presidentin e saj, Prof. Dr. Lisen Bashkurti dhe Drejtorin Ekzekutiv Dr. Ilir Kulla.