Statistika

  • Numri i Vizitorëve: 71,433

Prof. Dr. Lisen Bashkurti në Universitetin La Sapienza, Romë.

Prof. Dr. Lisen Bashkurti ishte i ftuar nderi në Universitetin La Sapienza, Romë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar, ku dhe mbajti një leksion për të pranishmit.

Promovohet libri "Çameria në rrugën e zgjidhjes"

Akademia Diplomatike Shqiptare promovoi sot në Hotel Tirana Internacional  librin "Çamëria - Në rrugën e zgjidhjes", me autor Prof. Dr. Lisen Bashkurti, President i ADSH.

Në këtë promovim libri, fjalën e morri dhe Kandidati për Doktor Shkencas, Alban Përmeti, ku foli rreth karrierës së Profesor Bashkurtit si dhe bëri një analizë të librit "Çamëria - Në rrugën e zgjidhjes".

Më poshtë do të gjeni referatin e plotë:

Ambasada e Shqipërisë në Romë organizon pritje në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë.

Presidenti dhe Drejtori ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqipëtare janë të ftuar special në pritjen e organizuar në Hotel Meriot nga Ambasada e Shqipërisë në Romë ne kuadër të 100 vjetorit te pavarsisë.

 

 

 

 

Konferencë mbi marrëdhëniet shkencore 100-vjeçare Shqipëri-Itali, Romë

Sot në Romë, në Universitetin “La Sapienza” po mbahet një konferencë mbi marrëdhëniet shkencore 100-vjeçare Shqipëri-Itali. Në konferencë do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti, Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Z. Llesh Kola dhe shumë studiues e diplomatë shqiptarë e italianë, midis tyre edhe Drejtori Ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Dr. Ilir Kulla.

Akademikët e Sllobodanit ftohen, akademikët e Kosovës injorohen - Në 40-vjetorin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI, botuar në Gazetën "Epoka e Re", Kosovë.

Gazeta "Koha ditore" e Kosovës njoftoi këto ditë që Akademia e Shkencave të RSh ka ftuar në 40-vjetorin e saj Akademinë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Ndërkohë që Akademia e Kosovës e kishte paralajmëruar mungesën e saj përmes një letre që i ka dërguar Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në datën 29 tetor të këtij viti, nëse do ishte në këtë përvjetor Akademia Serbe. Në letrën e Akademisë së Kosovës shkruhet se "këto ditë mësuam se në kremtimin e 40-vjetorit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ishte ftuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve. Është punë e juaj se kë ftoni, por duke marrë parasysh rolin e Akademisë Serbe në përpilimin e suazave “shkencore” dhe ideologjike në nxitjen e dhunës dhe të gjakderdhjes masive deri te gjenocidi i hapur ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve etj., Akademia jonë nuk e ka pritur mirë këtë ftesë".